Ballina Aktualitet Arrestohet “i forti” në Lushnjë, me armë zjarri në brez

Arrestohet “i forti” në Lushnjë, me armë zjarri në brez

37-vjeçari B.L është arrestuar nga Policia e Lushnjës i cili ishte shpallur në kërkim. Ai ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E.Xh, 38 vjeç në 19 tetor 2018.

Policia i gjeti dhe një armë zjarri gjatë momentit të kapjes, të cilën e mbante në brez.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasin: B.L, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi B.L ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri  shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë shtetasit B.L, ju gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal”.