Ballina Aktualitet Arrestohet marokieni, 10 vite më parë përdhunoi shtetasen shqiptare

Arrestohet marokieni, 10 vite më parë përdhunoi shtetasen shqiptare

Një 32-vjeçar marokien është arrestuar ditëen e sotme nga policia italiane , nën akuzë për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare 10 vite më parë. 

 Abdrerrhamane Moussaid nga Maroku është shpallur përgjegjës për veprimin e kryer, dhe është kapur në flagrancë teksa vizitonte zonën Schengen për motive turistike, ndërkohë bëhet me dije se Moussaid në shtetin italian rezultonte i dënuar me të paktën 5 vite, 8 muaj dhe 6 ditë burg.    

Dënimi ishte marrë në vitin  2012 për akuzën e përdhunimit në grup dhe rrëmbimit, nga vetë marokieni në 18 dhjetor para 10 vitesh në dëm të një shtetase shqiptare.

Vajza, në dëshminë e saj për atë natë deklaroi tha se ishte afruar me një mashkull të huaj, ndaj të cilit kishte një tërheqje seksuale. Ndërsa 32-vjeçari, në atë kohë pasi e mori në makinë, doli me një justifikim dhe papritur hapi bagazhin.

Brenda bagazhit ishte fshehur një mashkull i dytë i huaj dhe të dy së bashku detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale.

Pas dhunës, të dy burrat plaçkitën vajzën duke i marrë edhe disa sende, duke përfshirë unazën e dasmës, dhe më pas u arratisën.