Ballina Aktualitet Arrestohet shqiptari në Bullgari, kapet me 800.000 euro drogë

Arrestohet shqiptari në Bullgari, kapet me 800.000 euro drogë

Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur së fundmi nga policia bullgare në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit pranë në kufi me Rumaninë.

Mediat e huaja raportojnë se droga ishte e ndarë në 68 pako, e fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali, teksa po përpiqej të largohej nga Bullgaria, sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare Doganore bullgare.

I arrestuari është shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali.

Autoritetet përkatëse vlerësuan se vlera e heroinës në rrugë do të gjeneronte rreth 800.000 euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook