Ballina Aktualitet Arsimtarët paralajmërojnë bojkotim të procesit mësimor, ja kur do të fillojë aksioni

Arsimtarët paralajmërojnë bojkotim të procesit mësimor, ja kur do të fillojë aksioni

Vjen paralajmërimi nga kreu i Sindikatës së Arsimit në Shkodër Arian Peraj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Peraj i bën Edi Ramës se nëse nuk arrihen të plotësohen tre kërkesat e sindikatës atëherë do të bojkotohet mësimdhënia.

Sipas tij kjo mbetet rruga e vetme, ku fton të gjithë kolegët e tij ti bashkohen nismës e cila nuk ka më kthim mbrapa. Profesioni i tyre i nderuar duhet të respektohet, e nëse jo, atëherë në janar të vitit 2018 do të fillojë procesi i bojkotimit mësimor.

“Kolegët mësuesa më pyesin se si do vijojë aksioni sindikal pas firmosjes së formularit për këtë qëllim ?!

Së pari kolegë të nderuar keni vlerësimin dhe respektin maksimal për gatishmërinë e përqafimit të kësaj nisme dhe përgjegjësinë dinjitoze ndaj vehtes dhe profesionit tonë të nderuar.

Rrugët dhe mundësitë për vijimin e aksionit sindikal janë të sanksionuara në Kushtetuten e RSH dhe në Kodin e Punës ndaj askush të mos mendojë se pas gadishmërisë dhe përkrahjes suaj do të ketë kthim prapa në rrugën e nisur.

Duke mos u marrë shumë me hollësitë kohore dhe teknike, të cilat pa merak do ti respektojmë në mënyrë korrekte,unë duke patur në vëmëndje propozimet dhe idetë tuaja, propozoj që aksioni ynë duhet të finalizohet në: “bojkotimin e proccesit mësimor që nga dita e parë e fillimit të këtij proccesi në janar 2018-të dhe mosvijimin e tij deri në plotësimin e tri kërkesave tona ! ” Besoj në gatishmërinë, qëndresën dhe forcën tonë”, shkruan Peraj.

 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook