Ballina Aktualitet Atentati me armë në Elbasan, policia jep detaje

Atentati me armë në Elbasan, policia jep detaje

Policia ka zbuluar identietin e personit që mbeti i plagosur, si pasojë e një atentati në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve policore, personi që u plagos si pasojë e atenatit me armë zjarro është shtetasi Raif Çaushllari.

Bëhet me dije se 23-vjeçari është palgosur në krah, ndërsa ai lëvizte në këmbë.

Personat që kanë qëlluar Çaushllarin janë ende të paidentifikuar, por policia ka rrethuar zonën ku ndodhi përplasja dhe po heton për kapjen e autorëve.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se vëllai i të plagosurit rezulton me precedentë penal, por nuk dihet nëse sulmi i sotëm ka lidhje me të.

Informacion paraprak
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi. Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Digjet gjatë natës 'Audi Q7' në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja. Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook