Ballina Aktualitet Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Basha: Policia po i mbyll gojën “Dëshmitarit X”,...

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt/ Basha: Policia po i mbyll gojën “Dëshmitarit X”, prej 72 orësh…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme nga foltorja e parlamentit  atë që po ndodh me Dëshmitarin X, personi me të cilin është përgjuar ne bisedë telefonike Agron Xhafaj.

“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Bashes, “E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xhafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”.

Basha tha se “Deri dje Agron Xhafaj ishte në Shqipëri, në Vlorë. Është fakt se ai ndërroi identitet, se ai vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës në Vlorë. Dje niset fshehtas e me urgjencë në Itali, jo si të ekstraduarit, por me avionin e linjës, ku as nuk i vunë prangat dhe as kryen procedurat, por u përshëndet me policët dhe hipi në avion”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook