Ballina Aktualitet Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Rama: Montim qesharak! Autorët e skenarit do të...

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, Rama: Montim qesharak! Autorët e skenarit do të mbajnë përgjegjësi

Gjatë fjalës së tij në kuvend, Rama ka zbardhur detaje të tjera lidhur me analizën e audio-përgjimit, ku u përfshi edhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kryeministri Rama u shpreh se vëllai i ministrit nuk është pjesë e audio-përgjimit të pretenduar me dëshimtarin ‘X’ dhe se e gjithë kjo ishte një mashtrim nga ana e opozitës.

Sipas kreut të qeverisë, kemi të bëjmë me një montim qesharak dhe aktorë që interpretojnë. Rama deklaroi se ky mashtrim synon destabilizimin e vendit dhe madje paralajmëroi mbajtjen e përgjegjësive ligjore për autorët e këtij skenari, siç pretendom kryeministri.

Fjala e Ramës në kuvend:

“Historia është shumë serioze: janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Kam shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët e producentët. Pyes veten se çfarë do të bëni kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”, deklaroi kreu i qeverisë.

Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë se keni dalë në protestë njësoj siç shkohet në kinema për të parë një film. Secili bën atë që do, fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morg, ka vdekur. Por, çështja nuk është protesta, por tallja e madhe. Mendojeni këtë që të mos ju duket vetja të keqpërdorur.

Kjo është deklarata e radhës e kryeministrit Edi Rama ku hedh poshtë në mënyrë kategorike audio-përgjimin e prezantuar si provë nga PD-ja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook