Ballina Aktualitet Autor i 8 vjedhjeve në Sarandë, bie në prangat e policisë 42-vjeçari

Autor i 8 vjedhjeve në Sarandë, bie në prangat e policisë 42-vjeçari

Ylli Gjinika, ose siç njihej ndryshe me emrin Ilia Gjinika 42-vjeç banues në fshatin Çukë, Sarandë, është njohur sot me masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprën Penale “Vjedhje”.   

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve nëpër shtëpitë e qytetarëve të ndryshëm, më konkretisht:

-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C.

-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R.

-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P.

-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L.

-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S.

-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T.

-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R.

-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Ajo cka mësohet më tej nga burimet zyrtare të policisë është se nga hetimet e bëra ka rezultuar se autori i vjedhjeve, ka grabitur kryesisht orendi shtëpiake.

Policia ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 28.11.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.