Ballina Aktualitet Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, flet ekonomisti i njohur: Të hiqet taksa e...

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, flet ekonomisti i njohur: Të hiqet taksa e qarkullimit, Rama po sjell skenarin grek në Shqipëri

Ish-zëvendësministri i Financave, Dritan Shano e ka konsideruar të padrejtë kalimin me pagesë në autostradën Tiranë-Durrës.

Shano tha se nëse qeveria zbaton një vendim të tillë, atëherë ajo duhet të eliminojë taksën e qarkullimit, të cilët qytetarët shqiptarë e paguajnë për të mirëmbvajtur rrugët në vend.

“Rrugët me koncensionit i janë dhënë privatit t’i ndërtojë, kjo është e sigurtë. Por tani, buxheti i shtetit duhet të jepte paratë e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kompanive që duan dhe me këtë rast do mund të kursenin para. Të gjitha rrugët e Shqipërisë do të jepen me koncension.

Duhet të eleminohet fare taksa e qarkullimit, nëse flasim për trajtim me dinjitet të qytetarëve shqiptarë. Nuk mund t’i ngarkosh shqiptarët, pasi këto rrugë janë bërë me paratë e shqiptarëve, është marrë borxh etj, pasi ne duhet të nxjerrim para të tjera shtesë”, thotë Shano.

Sipas ish-ministrit konstatohet se ka një çoroditje në politikat e kryeministrit në lidhje me aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Shano thotë se rruga është lënë qëllimisht të dëmtuar për ta dhënë me koncension.

“Dhënia me koncension e të gjitha rrugëve është trend tashmë. Jam kundra sepse në ato rrugë që janë dërtuar me paratë e buxhetit të shtetit, për të cilat është marrë borxh, nuk mundet të prezantohet një formë tjetër pagese që shkon në xhep të privatit me pretendimin se ajo do bëjë mirëmbajtjen.

Është e qëllimshme për të krijuar efekt psikologjik tek njerëzit mos’mirëmbajtja e rrugës Tiranë-Durrës. Në këto 2-3 vitë udhëtimi në këtë rrugë është i rrezikshëm”, thotë ai.

Rrugët e reja që mund të ndërtohen me Partneritet Publik Privat mund të tarifohen, por jo rrugët që janë ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, shtoi Pano.

“Buxheti i shtetit ka mundësi që të mirëmbajë rrugët, pasi rrugët janë po ato. Nuk ka rrugë të reja të bëra nga ndonjë privat. Çdo gjë që bëhet nga privati mund të përfshijë tarifën e mirëmbajtjes, por jo për rrugët që bëhen nga buxheti i shtetit” thotë ai.

Ekonomisti Shano vijon që të insistojë, se projekti 1 miliardësh i lançuar nga qeveria, është një rrezikshmëri, madje e paralelizon me skenarin grek të financave.

“Projekti 1 miliardësh është rrenimi i Shqipërisë dhe kalimi i Shqipërisë në një skenar grek. Borxhi i Shqipërisë është mbi 80% e GDP-së”, thotë ai.

Shano shprehet se ekonomia shqiptare ësthë mikroskopike, e cila nuk arrin të zhvillohet, ndaj nuk lëviz dhe ka rritje veç me letra.

“Shqipëria nuk ka ekonomi reale, këtu vetëm shitet. Ne nuk prodhojmë asgjë, ndiqen politika që dëmtojnë eksportuesit. Unë jam skpetik dhe i druhem një projekti 1 milianrd eurosh për PPP” tha Shano.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook