Ballina Aktualitet Balla publikon pamjet: Ja si Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin

Balla publikon pamjet: Ja si Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar videon kur Kryemadhi godet me çizme kryeministrin Rama.

Balla dënon fjalorin e përdorur nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku shprehet që ta dëgjoni pa prezencën e fëmijëve gjuhën e përdorur nga “liderja” e LSI.

Statusi i Taulant Ballës:

Pamjet kur bashkëshortja e Presidentit të Republikës qëllon me cizme në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Për të mos mjaftuar cizmet, bidonat apo blloqet e shkresave, dëgjoni pa prezencën e fëmijëve gjuhën e përdorur nga “liderja” e LSI.
Tmerr!!! Turp!!! Pa fjalë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook