Ballina Aktualitet Balla takim urgjent me deputetët e PS-së, arsyeja: përfshirja e Saimir Tahirit...

Balla takim urgjent me deputetët e PS-së, arsyeja: përfshirja e Saimir Tahirit në çështjen “Habilaj”

Taulant Balla ka kërkuar një mbledhje urgjente ditën e sotme me grupin parlamentar  të Partisë Socialiste.

Ky takim urgjent vjen si pasojë e implikimit të Saimir Tahirit në bandën e kapur në itali që tregtonte drogë.

Nuk dihen shumë detaje se çfarë po diskutohet në këtë takim.

Saimir Tahiri përmendet në telefonatat e bëra nga kushëriri i tij Moisi Habilaj , i cili u kap në Itali me 3.5 ton drogë së bashku me pjestarët e tjerë të bandës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook