Ballina Aktualitet “Ballisti” Ismail Morina ndalohet në Kroaci, ja çfarë ka bërë këtë herë

“Ballisti” Ismail Morina ndalohet në Kroaci, ja çfarë ka bërë këtë herë

Ismail Morina, një nga tifozët “e çmendur” të kombëtares shqiptare, ideatori i flamurit “Autochthonous” dhe i dronit të ngritur në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është ndaluar nga policia e Kroacisë prej dy ditësh.

Lajmi është konfirmuar për mediat, ndërsa “Ballist” Morina është ndaluar sepse nuk ka pasur dokumentet e duhura.

Po sipas burimeve, Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 Qershor pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për tu kthyer në Itali ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria pa pasaportë, pasi dokumentet i janë mbajtur nga autoritetet italiane. Ndaj gjatë gjithë kësaj kohe ai ka udhëtuar në mënyrë klandestine.

Duke qenë se ai ka një urdhër arresti nga shteti serb mund të ekstradohet në Serbi ku ai rrezikon seriozisht burgimin.