Ballina Aktualitet Basha i bën thirrje Ramës: Siguroji mjekëve kushte normale pune, anullo konçensionet

Basha i bën thirrje Ramës: Siguroji mjekëve kushte normale pune, anullo konçensionet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për dorëheqjen e mjekëve të QSUT.

Basha e ka quajtur një akt të paprecedentë largimin e 8 mjekëve të Urgjencës, e cila tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.

Kreu i opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit që të reagojë dhe ti sigurojë mjekëve kushte normale pune

Postimi i Bashës:

Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.
Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”. 
Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta!
I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook