Ballina Aktualitet Basha citon thënien e presidentit: Rreziku më i madh i lirisë, kur...

Basha citon thënien e presidentit: Rreziku më i madh i lirisë, kur qeveria shkel …

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, pas incidenteve që ndodhën në parlament, ku u votua kryeprokurorja e re, Arta Marku.

“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”, shkruan Basha në rrjetet sociale, duke postuar thënien e Presidentit të 3-të të SHBA-ve, Thomas Jeferson, i cili është autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook