Ballina Aktualitet Basha deklaratë urgjente për media , gjunjëzojmë shtetin po nuk u zbardh...

Basha deklaratë urgjente për media , gjunjëzojmë shtetin po nuk u zbardh e vërteta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar para pak minutash një deklaratë të fortë për mediat pas incidentit që ndodhi dhe demtoi mbi 72 qytetarë  në hapjen e fushatës së PD ku shumë prej tyre pësuan skuqje dhe enjtje të syve.

Basha ka folur për mediat në orën 15:00 nga oborri i selisë së Partisë Demokratike.

Vet Basha ka shkuar dy herë në spital gjatë natës rreth orës 5-6 për të marrë ndihmë mjekësore pasi pati probleme me skuqje të fytyrës.

Dyshohet se në bulevard ishte hedhur një substancë që shkaktonte skuqje, irritim dhe enjte të fytyrës e syve.

Basha: Kam folur me shumë prej të prekurve. Fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte tullumbace.

Ndërsa presim dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace, por mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore që të vendosin para përgjegjësisë autorët kushdo qofshin. Nëse kjo në ndodh kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores.