Ballina Aktualitet Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut.

Me anë të një postimi në Facebook Basha shkruan se largimi nga kjo jetë e Jonuz Musliut është një humbje e madhe e një luftëtari të palodhur e të shquar në veprimtarinë e faktorit politik shqiptar në Luginë dhe më gjerë. 

Postimi i Lulzim Bashës:

Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanovcit, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, ish komandantit të UCPMB, mikut dhe vëllait tone Jonuz Musliu. 

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpuntorëve të tij të afërt. Largimi nga kjo jetë e Jonuz Musliut është një humbje e madhe e një luftëtari të palodhur e të shquar në veprimtarinë e faktorit politik shqiptar në Luginë dhe më gjerë. 

Dhimbja që ndaj sot me të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, është po kështu detyrim që me punën tonë të përditshme të nderojmë kontributin e Jonuz Musliut dhe të realizojmë qëllimet fisnike të zhvillimit e progresit në shërbim të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës me të cilat ai motivoi çdo ditë të jetës e punës së tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook