Ballina Aktualitet Basha: Nuk do ta ulim kokën! Kamza gati të protestojë për të...

Basha: Nuk do ta ulim kokën! Kamza gati të protestojë për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë! Nuk do të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kamzës, të cilët i ka ftuar t’i bashkohen protestave të opozitës.

Basha në një postim në Facebook shkruan se nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos, vendi iu dorëzua drogës dhe sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë. 

Postimi i Bashës:

Qytetarët e Kamzës janë gati të protestojnë për të nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin. 

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos, vendi iu dorëzua drogës dhe sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë. 

Nuk do ta ulim koken! 

Nuk do nenshtrohemi por do dalim te gjithe në protestë! Do largojmë aleancën e krimit dhe do i japim alternativën shqiptarëve!

Picture 1 of 24

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook