Ballina Aktualitet Basha reagon ndaj Ramës: “E keni kthyer shtetin në një autostradë droge,...

Basha reagon ndaj Ramës: “E keni kthyer shtetin në një autostradë droge, po terrorizoni qytetarët”

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në seancën e sotme parlamentare ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Rama.

Basha u shpreh se qeveria po e kthen Shqipërinë në një autostradë droge.

“Po e ktheni shtetin në një autostradë droge. Arsyeja pse policia greke kapi gomonen me 1.6 ton drogë ishte sepse nuk njoftoi autoritetet shqiptare” shprehet Basha.

“Ka errësuar Bashën, ka errësuar shqiptarët, Shqipërinë, botën, po errëson të gjithë. Nuk ka faj se në pikturat e tij mbizotëron e zeza” shtoi Basha.

“Isha dje me familjen në një drekë të thjeshtë jashtë qytetit. Papritur kontrolli tatimor hyri brenda dhe kontrolloi çdo tavolinë për kuponin tatimor. U shihnin qartë familjarët e tjerë të shqetësuar, dhe të bezdisur nga ai kontroll i shtetit. Pas kontrollit pronarja e lokalit u afrua drejt meje dhe më tha se kanë 3 muaj rrjesht që vijnë dhe kanë vënë miliona lekë gjoba”, përfundoi Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook