Ballina Aktualitet “Bashkia e Tiranës më trajton si qen!”

“Bashkia e Tiranës më trajton si qen!”

Nga Artan Fuga

Mbi çfarë ligji Bashkia e Tiranës bllokon vendet e parkingjeve anash pallateve të banimit në rrugët dytësore ose brenda lagjeve?

Mbi çfarë vendimi, me çfarë lejeje?

A është bërë ndonjë studim konkret në cdo rrugicë?

Kush e ka bërë si agjenci e pavarur?

Apo ndonjë servil militant?

Përse ne si komunitet nuk na informojnë për këtë ekspertizë?

Ne jemi qytetarë të mirë, por a është kryetari i bashkisë një kryetar i mirë? Unë ashtu e dua, por dua ta shoh në praktikë.

Nuk pres nga ai të më tregojë se duhet të mbjell pemë që të jem qytetar i mirë.

Qytetar i mirë jam kurrë nuk pranoj të trajtohem si qen.

Si pedanë për karriera politike të atyre që u kam dhënë votën se më kanë premtuar se do të më shërbejnë.

Përse na rrëmben sipërfaqet në shërbim të komunitetit dhe na i kthen në mall tregu?

Edhe në Mesjetë kishte dominiome falas për komunitetin, pyje, livadhe etj.

Bashkia e Tiranës na ka kthyer në Mesjetë duke na bërë si atëhere edhe kalimin e urave me parà.

Mbrapa ka cinizëm, mos çarje koke për qytetarët. Marrje nëpër këmbë të banorëve.

Do të shohim me radhë gjithçka sepse edhe pemët që mbillen çfarë dobie sociaale kanë realisht përtej showt me artista e me gazetarë që nuk përfaqësojnë asgjë veç vetes së tyre.

Do të shohim me rradhë shkeljet e të drejtave qytetare.

Bashkia e Tiranës na trajton si qenër.

Na e tarifon ujin si ujë të pishëm që duhet të vijë në rubinet, por ai as vjen në rubinet dhe as nuk mund ta pijë njeri.

Përse na vjedhin?

LEXO EDHE:  Situata e fruthit, plan masash i Ministrisë së Shëndetësisë

Ne kërkojmë parkingjet anash banesave sigurisht pa pagesë.

Vetëm për rezidentët sikundër ndodh në qytetet e mëdha të Europës.

Eshtë gënjeshtër prej PINOKU që edhe në Perëndim qytetari paguan për parking. Unë jam gati ta provoj këtë sociologjikisht dhe nëse nuk bëj dot jap dorëheqjen si punonjës shkencor.

Zoti Erion Veliaj dëgjo qytetarët që duan të mirën e qytetit të tyre dhe mjaft me show në televizion.

Edhe pista e bicikletave poshtë dritareve të kryeministrit është thjeshtë një fasadë, një show bajat.

Mjaft me këto!

Lironi parkingjet!!!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook