Ballina Aktualitet Bashkim Balili rrëfen sekretin e telefonatës së fundit me të vëllanë –...

Bashkim Balili rrëfen sekretin e telefonatës së fundit me të vëllanë – Aty Klemendi tregon lojën e “pisët” të drejtësisë

Bashkim Balili, vëllai i Klemend Balilit rrëfen telefonatën e 3 muajve më parë me të vëllanë, në intervistën për Ora News.

Në pyetjen e gazetarit të Ora News: E dini ku ndodhet vëllai juaj? Bashkim Balili shprehet se nuk e di pasi telefonatën e fundit e ka patur për afër 3 muaj më parë me të.

Më tej ai vijon të thotë: “E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë, dhe pse  vjen të dorëzohet shprehimisht  më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë skenar janë të njëjtët persona që ndërtuan të njëjtin skenar.

Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës, derisa drejtësia do të ecë në binarë të drejtë unë do të paraqitem. Dhe kështu sic është drejtësia, nëse do të më çojnë në bankën e të akuzuarve dhe të më dënojnë do njoh vendimin”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook