Ballina Aktualitet BB: Personeli në spitalet shqiptare s’ka lidhje me shëndetësinë, 35% e stafit...

BB: Personeli në spitalet shqiptare s’ka lidhje me shëndetësinë, 35% e stafit nuk janë mjekë

SHPËRNDAJE

Shqipëria, përveçse ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB në rajon për shëndetin, ka stafe të spitaleve joefektive.

Mënyra se si administrohet sektori i shëndetësisë dhe shpenzimet që kryhen për të janë shpesh tregues i prosperitetit të një vendi. 

Banka Botërore, në një raport të fundit për “Rritjen ekonomike dhe prosperitetin në Ballkan”, ka gjetur se në spitalet shqiptare, 35% e stafit janë personel jo mjekësor.

Në vend të mjekëve dhe infermierëve që duhet të ofrojnë shërbimet direkte për të sëmurët, Shqipëria ka mbushur personelin e shëndetësisë me administratë që nuk ka lidhje me sektorin.

Në këtë mënyrë, Shqipëria zë vendin e parë në rajon me administratën e spitaleve që nuk kanë formim mjekësor.

Banka Botërore këshillon që vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria duhet të ekonomizojë më mirë shpenzimet për shtresat në nevojë të popullsisë.
Synimi më i mirë do të ishte që të uleshin shpenzimet bruto për të rritur financimet për segmentet e shoqërisë që kanë më shumë nevojë. Në vendet ku shpenzimet shtetërore janë të mëdha, reduktimet do të lehtësonin presionin ndaj llogarive fiskale dhe do të zvogëlonin borxhin.

Normat e jetëgjatësisë, vdekshmëria foshnjore dhe amtare në Ballkanin Perëndimor janë më të mira se sa në vende të tjera me të ardhura të ngjashme për banorë.

Por sëmundjet jo të transmetueshme janë një rrezik në rritje për shëndetin, duke e kompromentuar cilësinë e jetës dhe produktivitetin në këto vende.

Faktorë të tillë si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit që janë sëmundje jongjitëse kanë norma të larta rritjeje në vendet e Ballkanit.

Bosnja dhe Hercegovina ka normat më të larta të pirjes së duhanit në botë, ku 9 në 10 të rritur tymosin cigare. Pothuajse të gjitha vdekjet e parakohshme në Ballkan i atribuohen sëmundjeve të mëdha jo të transmetueshme./monitor

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprakPetrit Vasili: “Reforma vdiq,rroftë reforma”, qeveria sot i vuri vulën drejtësisë
Artikulli tjetër(RENDITJA) Zyrtarisht Cristiano Ronaldo fiton titullin “Topi i Artë 2017”