Ballina Aktualitet Bello: Lungo Mare na ka kushtuar 30 milionë euro, për Ramën ka...

Bello: Lungo Mare na ka kushtuar 30 milionë euro, për Ramën ka më shumë rëndësi pallati i vjehrrit të Bashës sesa…

Ish-ministri socialist Mark Bello ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ë detyron qeverinë Rama t’i paguajë 13 milionë euro pronarëve të pallatit të shembur në Vlorë në dhjetor 2013.

Bello me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se me 30 milionë euro do të ndërtohej bypass-i që do të lidhte Fierin me Vlorën, por për Edi Ramën ka më shumë rëndësi pallati dhe lungomarja.

Postimi i Marko Bellos

Thuhet se ndertimi i lumgomares ne Vlore ka kushtuar 17 milione euro, ndersa13 milione euro te tjera qeveria duhet t’i paguaje per shembjen e pallatit te vjehrrit te kreut te PD.

Me keto 30 milione euro do te ndertohej me siguri bypass-i qe do te lidhte Fierin me Vloren dhe qe ka me shume rendesi sesa pallati dhe lungomarja se bashku.

Per fat te keq, ne vijojme te jemi te lire ne miell, te shtrenjte ne krunde!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook