Ballina Aktualitet Bënin kërdinë duke vjedhur pjesë makinash, shkatërrohet grupi i hajdutëve (Emrat)

Bënin kërdinë duke vjedhur pjesë makinash, shkatërrohet grupi i hajdutëve (Emrat)

Bie në pranga grupi prej 5 personash të cilët vidhnin pjesë automjetesh në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të punës operative hetimore, bënë të mundur arrestimin e shtetasve:

1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.

3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe  aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.

Ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip “Benz” e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook