Ballina Aktualitet Berisha “demaskon” kryebashkiakun socialist, zbulon skemat mafioze me lejet e ndërtimit

Berisha “demaskon” kryebashkiakun socialist, zbulon skemat mafioze me lejet e ndërtimit

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zbuluar skemat mafioze të kryebashkiakut socialist të Belshit, Arif Tafani.

Sipas Berishës, Tagani nuk jep asnjë leje ndërtimi po nuk bleve në kompanitë e tij materialin e ndërtimit. Me anë të një statusi në faqen në Facebook ish-kryeministri shkruan:

Don Tafani i Belshit nuk jep asnje leje ndertimi po nuk bleve ne kompanite e tij materialin e ndertimit!

Te dashur miq, famozi Arif Tafani ka vedosur xhaxhain shef te policise bashkiake, me te cilin gjobit te gjithe ata qe blejne gjetiu materialet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema Dua te shpreh nji shqetsim qe kan te gjith banoret e belshit qe duan te bejne ndetime.

Kryetari bashkise don Arif Tafanio ka ber nje skem mafioze me bisnesmenat e ti. Po bleve materialet te bisnesmeni i don Tafanios Sopot Ferhati policia bashkiake ste ngacmon por po o bleve ne ndonji ven tjeter te vijn direkt te fusin gjobe dhe ne burg. Shefi i policis bashkiake eshte xhaja i bisnesmenit te Tafanios .

Don Tafanio ka kap belshin prej fyti si lala elbasanit dhe nuk le njeri te ngreje kok po nuk blen gjerat tek ta“.

Tre muaj më parë, Arfi Tarfani u kërcënua me armë zjarri. Autori e akuzoi se me një vendim të tijin i ishte prishur një lokal me vlerë 300 mijë euro në vitin 2016.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook