Ballina Aktualitet Berisha humbet njeriun e afërt: Është një lamtumirë e dhimbshme për ne

Berisha humbet njeriun e afërt: Është një lamtumirë e dhimbshme për ne

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një lajm të hidhur për familjen e tij.

Berisha me keqardhje ka njoftuar se bashkëshortja e vëllait të tij ka ndërruar jetë.

Ai ka shkruar në një postim në faqen e tij në Facebook se kjo është një lamtumirë e dhimbshme.

Postimi i plotë:

Nje lamtumire e dhimbshme per ne!

Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikellim te thelle i dha lamtumiren e fundit nje njeriu shume te dashur per te gjithe ne, Sanie Berishes, bashkeshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e nje familje dhe dy prinderve te nderuar, erdhi ne familjen tone si permbushje e nje premtimi qe ajo dhe vellai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhene njeri tjetrit ne rini per te lidhur jeten se bashku. Ajo, me virtutet, edukaten, punen do te deshmohej nje bashkeshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vellait tim, nje vajze e dyte per prinderit e mi, nje nene e mrekullueshme per femijet e saj dhe mesuese e perkushtuar per nxenesit ne shkollat ku dha mesim.

Per mua mua dhe Lilin ajo ishte nje moter e vertet. Sanija, se bashku me vellain tim me dhane mua ne vitet e studimeve nje ndihme dhe mbeshtetje tejet te çmuar.

Me kete rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnje kishte fatin ne anen e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtepie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te medha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre femijet e saj.

Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbeses se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga nje semundje e rende, e cila dje, megjithe kujdesin e madh te vajzes, djemve, te rejave, nipave, mbeses dhe te gjithe familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lene tek ne te gjithe ne zemrat tona mirenjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.

LEXO EDHE:  Milioneri që zgjodhi të jetonte në shpellë, arsyeja e dhimbshme e një njeriu të suksesshëm

I lehte qofte per ty sonte dheu Sanija jone e dashur! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook