Ballina Aktualitet Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit...

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka përkujtuar sot 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Berisha me anë të një statusi në Facebook shkruan se sot shqiptarët kudo që ndodhen dhe e gjithë bota mbarë i përulen veprës së pavdekshme të Presidentit Rugova. Ndërsa shton se është turpshme që prej 5 vjetësh kryeministri Rama ka ndaluar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë.

Postimi i Sali Berishës

Sot 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova!

Të dashur miq, sot është 12 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit legjendar, gjeniut vizionar të kombit shqiptar, arkitektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kudo në botë sot nderojnë me mirënjohje të pakufishme veprën e pavdekshme të presidentit Rugova, burrit të shtetit që shkriu jetën për Kosovën e lire, të pavarur e europiane, dhe për gjithçka që bëri për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Prej gati pesë vitesh, albanofobi Edvin Kristaq Rama, njeriu që ka vendosur në gjoksin e famziut Bregoviç çelësin e artë të kryeqendrës së vendit, ka bllokuar vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në Tiranë, por Gandi i shqiptarëve, i Ballkanit dhe Europës jeton përjetë në mendjet, në zemrat dhe lirinë e mbarë kombit tonë! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Kufiri Kosovë-Mali i Zi, shënimi i vijës në Janar, flet Limaj