Ballina Aktualitet Berisha publikon albumin me foto të Lëvizjes Studentore: Nderim për studentët dhe...

Berisha publikon albumin me foto të Lëvizjes Studentore: Nderim për studentët dhe liderin legjendar Azem Hajdarin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa fotografi të lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990.

Berisha ka përkujtuar Lëvizjen Studentore ku studentët me në krye Azem Hajdarin paraqiten në sheshin e qytetit Studenti para shqiptarëve dhe botës kërkesat e tyre për lirinë demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa.

Postimi i Berishës:

Album me foto të Lëvizjes Studentore!

Si sot 27 vite më parë, studentët me në krye prijësin e tyre Azem Hajdari, paraqiten në sheshin e qytetit para shqiptarëve dhe botës, në sheshin e qytetit Studenti, kërkesat e tyre për pluralizmin politik, lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë si Europa.

Nderim të madh studentëve të dhjetorit 1990 dhe liderit të tyre legjendar Azem Hajdari! Azem ti je gjallë! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook