Ballina Aktualitet Berisha reagon: Gazetarja Luarasi, “papagallja” numër 3 e qeverisë

Berisha reagon: Gazetarja Luarasi, “papagallja” numër 3 e qeverisë

Sali Berisha kritikon ashpër gazetaren Iris Luarasi e cila ishte e ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme.

Berisha e ka quajtur Luarasin një papagalle të kryeministrit Rama po ashtu edhe një spekulante  që përdor injorancën për të mbrojtur Noriegën.

E ndërsa gjatë emisionit Fevziu i ka publikuar në monitor Luarasit reagimin e Berishës, ajo është përgjigjur shkurt: Më vjen mirë që berisha u ka nxitur nga që unë të bëjë një postim kaq të gjtatë.

Postimi i plotë e Berishës:

“Reagim ndaj papagalles numer 3 te qeverise, Luarasi!

Te dashur miq, duke ndjekur “Opinion” sonte, papagallja nr 3 e qeverise, per te mbrojtur Noriegen per kockat qe i hedh pa u skuqur dhe pa u zbehur, perdori injorancen e saj totale.

Ajo deklaroi se kemi patur kryeministra qe kane deklaruar se ne, pra vendi yne, ekonomikisht ia kemi kaluar Gjermanise!

Kjo spekullante iu referua ketu deklarates time, ne te cilen une kam deklaruar ate qe kane deklaruar dhe konfirmuar te gjitha i institucionet nderkombetare ne ate vit, pra se “rritjet ekonomike te Shqiperise, ne vendet e vogla dhe Gjermanise, ne grupin e vendeve te medha, ishin me te lartat”.

Mirepo piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise te vendit tone, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise.

Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter . Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij. sb”

LEXO EDHE:  Hajduti i pronave në Vlorë shpërblehet nga Rama, emërohet drejtor në...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook