Ballina Aktualitet Berisha sulmon ashpër Ramën: Gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit nuk është...

Berisha sulmon ashpër Ramën: Gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook shkruan se gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit Edi Rama për shqiptarët nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro.

Berisha shkruan se Shqipëria po merr dhe do të marrë nga arbitrazhet ndërkombëtare, Strasburgu dhe gjykatave të vendeve të mëdha arrijnë në mbi 2 miliardë euro.

“Ju siguroj se kjo shumë, që ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo javë dhe muaj që Noriega qëndron në pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik në krye të ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë regjimin e tij!”, shkruan Berisha.

Postimi i ish-Kryeministrit

Nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit Edi Rama për shqiptarët!

Të dashur miq, javët e para të instalimit në pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryrë urrejtjen shtazore ndaj kundërshtarit politik dhe rrafshuar në kundërshtim flagrant në Vlorë një pallat të tërë vetëm se aksioner në ndërtimin e tij ishte vjehrri i kryetarit të opozitës.

Pallati ishte ndërtuar në truall privat në përputhje me planin e qytetit me leje të rregullt të kryetarit socialist të Bashkisë së Vlorës dhe nuk kishte asnjë lidhje me projektin e Lungomares, por vetëm me urrejtjen kafshërore të pakontrolluar të paranojakut me kartel klinike të botuar, ndaj kundërshtarit politik.

Duke përshëndetur këtë vendim të Gjykates Europiane të Strasburgut informoj shqiptarët se ky është vetëm fillimi sepse gjobat që Shqipëria po merr e do të marre nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe Gjykatat e vendeve të mëdha si dhe gjykata e Strasburgut arrijnë që tani, sipas disa burimeve të besueshme,në mbi 2 miliardë euro.

Ju siguroj se kjo shumë, që ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo javë dhe muaj që Noriega qëndron në pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik në krye të ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë regjimin e tij!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakKjo është Pasaporta më e fuqishme në Botë
Artikulli tjetërEMRI/ Vdes i burgosuri në burgun e Krujës, shkak sëmundja e rëndë