Ballina Aktualitet Berisha sulmon Ramën: Të miratojmë rezolutën e “llum kazanit”, duhet të dënojë…

Berisha sulmon Ramën: Të miratojmë rezolutën e “llum kazanit”, duhet të dënojë…

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë seancës së sotme parlamentare propozoi miratimin e një rezolute të cilën e pagëzoi me emrin “rezoluta e llum kazanit”.

Nuk kanë munguar akuzat ndaj Edi Ramës, ku Berisha tha se propozoi rezolutën që të mbrojë gazetarët nga fyerjet e kryeministrit.

“Sot kërkoj miratimin e një rezolute  që do të titullohet e “llum kazanit”, përmes të cilës duhet të dënojë njeriun që mban postin e Kryeministrin dhe përdor këtë post për një ofendim kolektiv që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët më të rëndë”, tha ish-kryeministri.

“Ky parlament çdo gjë tjetër është, por jo Kuvend. Jam sot këtë për të denoncuar para çdo shqiptari, qëndrimin bandtiteskt, të turpshëm, skizoid, të kreut të Eksekutivit. Ai si askush tjetër në planet kalon para një grupi njerëzit të mediave. Kjo fyerje kolektive ndaj një grupi vajzash dhe djemsh të bëjnë një detyrë informimi për publikun, përbën një nga aktet më të pashembullta të kulturës staliniste. Ai do që të vërsulet mbi mediat. Do të quhet rezoluta e llum kazanit. Që do të dënojnë para shqiptarëve njërin që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti. Një akt të shëmtuar kemi parë këtë javë ku një gazetare pati kurajo të denoncoje vëllain e llum kazanin, si eksponent kryesor të Xibrakës”, tha Berisha.

LEXO EDHE:  Ngjela sulmon Ramën: Ke mendjen e një 12 vjeçari dhe kurajo injoranti

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook