Ballina Aktualitet Berisha zbulon skandalin që dëshmon përpjekjen për fshehjen e kokainës, ja mashtrimi...

Berisha zbulon skandalin që dëshmon përpjekjen për fshehjen e kokainës, ja mashtrimi i Ramës e Xhafës

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt, në një kontejner bananesh.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.

Statusi i Berishës:
Fshehja e zbulimit nga skaneri të 613 kg drogë, është skandali dhe akuza e dytë e madhe për Edi dhe Olsi Ramën!
Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë.
Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit.

Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara.
Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane.

E kundërta është e vërtetë! Policia dhe doganat, të cilat ishin njoftuar nga autoritetet kolumbiane, ato italiane etj për kontejnerin me 613 kg kokainë, e mbajtën atë në kalatë dhe për 8 ditë me radhë bënë çdo përpjekje për të grabitur drogën nga kontejneri.
Së fundi, pas interesit të partnereve se çfarë po bëhet me ngarkesën e drogës ata bënë tentativën e fundit për ta shpëtuar nga ligji këtë ngarkesë dhe kaluan kontejnerin në skaner pa i thënë absolutisht as dhe një fjalë të vetme operatorit të skanerit me shpresën se ai do bënte dudumin apo vërtet nuk do zbulonte drogën dhe kështu do shpëtoheshin 180 milion euro për llogari të Edi&Olsit Ramës etj.

LEXO EDHE:  Lufta kundër kanabisit/ Monitorim nga ajri dhe toka në Tiranë

Në qindra deklarata dhe prononcime, që nga data 27 shkurt e gjer dje për këtë megaaferë, përveçse ndonjë gazetari nëpër dhëmbë, asnjë zyrtar i policisë, doganave apo qeverisë nuk ka përmendur në asnjë rast për zbulimin nga skaneri të ngarkesës së drogës. Ata kanë deklaruar se drogën e zbuloi policia në bashkëpunim me doganën, hetimin doganor dhe asnjëherë të vetme se atë e zbuloi skaneri dhe vetëm skaneri pa asnjë ndihmë nga policia dhe hetimi doganor, të cilët bënë gjithçka të kalonin ngarkesën pa u zbuluar droga.

Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë.
Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.
Duke dënuar dhe një herë përpjekjet e Ramës dhe Xhafës për të fshehur dhe grabitur 613 kg kokainë, le të falënderojmë me mirënjohje punonjësin trim, të ndërgjegjshëm të skanerit që bëri pluhur planin kriminal të klanit Rama! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook