Ballina Aktualitet Bojkot zgjedhjeve në Korçë nëqoftëse problemet nuk zgjidhen.

Bojkot zgjedhjeve në Korçë nëqoftëse problemet nuk zgjidhen.

Trendi i fundit i këtyre zgjedhjeve mesaduket ka goditur edhe Korçën, bojkoti shikohet si një zgjidhje shumë e mirë nga banorët për të plotsuar kërkesat e tyre kur një ndër të parat është infrastruktura e shkatërruar e zonës së Radanecit.

Një nga banorët shprehet : “Nuk do të votojmë për asnjë njeri, kushdo që të jetë ai. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje. Le të vendosin një stumbullar, atje në mes të Tiranës dhe do ta respekojmë më shumë se sa pushetarët që janë sot.”

Ndërsa një tjetër banor tepër i revoltuar thotë : “Që kur kam ardhur në këtë pallat para 30 vitesh këtu asgjë nuk ka qenë e rregullt, as ujësjellësi, as energjia.”

Pra siç e shikojmë këto probleme kaq jetike kanë 30 vjet që nuk u jepet zgjidhje dhe pse Demokracia thuhet që është prezente dhe për këtë arsye shumë qarqe të tjera si Fieri, Kukësi e Lezha shikojnë si shpëtim këto zgjedhje duke bërë bojkot dhe duke arritur atë ç’ka duan.