Ballina Aktualitet Botërori 2018/ Policia blindon Elbasanin për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares, ja...

Botërori 2018/ Policia blindon Elbasanin për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares, ja masat që do merren

SHPËRNDAJE

Blutë e Elbasanit kanë gati planin e masave që do të merren në kuadër të ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtein, e vlefshme për eliminatorit e botërorit Rusi 2018.

Duke se Elbasani do të blindohet ndërsa mësohet se tifozët do të paraqiten pranë stadiumit rreth 3 orë më parë.

Policia e Elbasanit :

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese Kombëtare “Shqipëri” – “Lihtenshtein”, e cila do të zhvillohet më datë 02.09.2017, në orën 18:00, në Stadiumin Elbasan Arena.

Në garantimin e rendit dhe sigurisë përveç strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, do të angazhohen FLO, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, si dhe nga D.V.P. Tiranë, Durrës e Korçë.

Sa me sipër, në orën 10:00, të datës 02.09.2017, ju bëjmë me dije se nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i tapetave” deri tek Kryqëzimi i “Ish-konservimit”

Nga Kryqëzimi i rrugës “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë në anën veriore të stadiumit.

Në orën 12:00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Dinamos.

Vend parkimet e mjeteve të tifozerisë vendase do të jetë :

Sheshi tek Kryqëzimi i Zaranikës, Pallati i Sportit dhe në vende të mundshme të lejuara për parkime.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë tre orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, krahas biletës duhet të kenë me vete edhe kartë identiteti.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit dhe nuk do të lejohen të hyjnë në stadium ata persona që do tentojnë të mbajnë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 2 Shtator 2017 lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakFlet më në fund burri vrasës i gjyqtares: S’më linte të shihja fëmijët, jam i penduar tani
Artikulli tjetërLiverpool nënshkruan në limite me një sulmues klasi, Chamberlain braktis Arsenalin