Ballina Aktualitet Braçe-Finos: Bashkim, nëse e rrëzon këtë skemë-instrument, e ke shpëtuar njëherë e...

Braçe-Finos: Bashkim, nëse e rrëzon këtë skemë-instrument, e ke shpëtuar njëherë e përgjithmonë futbollin

Deputeti socialist, Erion Braçe përmes një statusi në Facebook ka reaguar për zgjedhjen e kreut të FSHF.

Braçe ka thënë se është kundër sistemit kriminal që po vret futbollin. “Merrjani futbollin sistemit! Kthejani futbollin popullit, fëmijëve e të rinjve! Bashkim e bën dot? Derisa të ndodhë kjo, nuk më intereson FSHF!”, thekson Braçe.

Postimi i plotë i deputetit Braçe:

MERRJANI FUTBOLLIN SISTEMIT!
KTHEJANI FUTBOLLIN POPULLIT, FEMIJEVE E TE RINJVE!
BASHKIM, E BEN DOT?
DERISA TE NDODHE KJO, NUK ME INTERESON FSHF!

Nuk kam ndonje interes per zgjedhjet ne Federaten Shqiptare te Futbollit!
Po fare!

E di, do dale dikush te me kujtoje se,
une kam qene heret kunder Dukes dhe federates se tij.

Pooo, kam qene e jam kunder!
Nuk e fsheh!

Por,
me shume se sa kunder Dukes-individ,
me te cilin as me lidh gje e as kam ndonje gje,
une jam kunder sistemit kriminal qe po vret futbollin!

Per kete nuk flet kush!
Lexova edhe kete interviste te Bashkim Finos,
pa diskutim e vleresoj angazhimin e tij per futboll te paster e te ndershem.
I besoj!

Por mua me intereson Sistemi qe Duka ka krijuar.
Ai nuk iken edhe nese iken Duka.
Ai eshte paligjshmeri, pandershmeri, trukim, mashtrim, tallje dhe,
miliona euro te fituara, ricikluara qe po vrasin dite per dite futbollin.
Ai tallet me qindra mije shqiptare qe e duan futbollin,
femije qe duan te luajne futbollin e te rinj qe e luajne futbollin.

Ky Sistem qe nis ne Federate, zbret ne fushe, luhet ne baste dhe,
mbrohet ne televizionin e tani-me cpo shoh, televizionet e Sistemit,
duhet shkaterruar.

Per te cliruar futbollin,
per tja marre Sistemit e per tja kthyer popullit, femijeve e te rinjve,
burrave e grave pasionante qe e ndjekin ate,
si lojen me popullore ne bote.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kapen 800 kg drogë në Itali, arrestohet biznesmeni nga Shqipëria

Bashkim Fino,
nese e ben kete i ke bere nje sherbim te madh,
qindra mije femijeve e te rinjve-se pari, ne kete vend.

Ne ane tjeter,
jam i neveritur nga alibia qe po nderton Armando Duka:
politika po nderhyn ne zgjedhje!

Jo vetem se nuk eshte kjo e verteta.
Por mbi te gjitha sepse kjo alibi deshmon se Duka nuk po mendon fitoren,
por me ligesi demtimin e Shqiperise, futbollit te saj ne Evrope e ne Bote.

Armando Duka llogarit humbjen dhe, po i flet UEFA-s e FIFA-s per politiken, qeverine qe po nderhyn ne futboll.
PO KERKON NDESHKIMIN E SHQIPERISE,
PASI KA SHPALLUR VETEN TE PERJETSHEM NE KRYE TE SISTEMIT TE TIJ!

E verteta eshte krejt tjeter!
Armando Duka eshte zgjedhur kater here president i FSHF me nderhyrjen dhe mbeshtetjen e drejtperdrejte te Partise Socialiste.

Po po, e kane votuar te njejtat bashki qe vetem tani tregohen nga Armando Duka si instrumenti i politikes per te “nderhyre ne futboll”.

Me urdher!
Une kam qene aty dhe e di fare mire kete gje!

Kjo eshte arsyeja qe,
Armando Duka nuk beri asgje as ne mandatin e pare, as ne mandatin e dyte,
as ne mandatin e trete, as ne mandatin e katert,
per te cliruar klubet e futbollit nga varesia e bashkive.

Bashkite ishin vote politike per te dhe ky ishte instrumenti i tij per te fituar!

Por edhe nuk mund te bente me shume se kaq!
Sistemi kriminal qe ka ndertuar, ka shkaterruar garen,
pa gare te drejte e te ndershme nuk ka ekonomi per futbollin dhe,
pa ekonomi, klubet e futbollit e vete futbolli reflektuan mjerimin e financave te bashkive.

Ky eshte mjerimi qe kemi sot!

LEXO EDHE:  VIDEO/ "Këto dyer janë për Erion Braçen, jo për mua", momenti kur Ramën nuk e nxë dera tek Dogana

Bashkim Fino,
nese e rrezon kete skeme-instrument, sic degjova,
i ke kthyer ekonomine futbollit, e ke shpetuar njehere  e pergjithmone!

Ndaj, derisa te ndodhe kjo, nuk me intereson Federata  Shqiptare e Futbollit!
Po fare!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook