Ballina Aktualitet Bullgaria e nis kryesimin e BE-së me një lajm të mirë...

Bullgaria e nis kryesimin e BE-së me një lajm të mirë për Shqipërinë

Presidenti aktual i Bashkimit Europian, Dimitar Tzantchev vjen me lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në Bruksel ai thekson uljen etarifave të roaming-ut dhe për vendet si Shqipërisa, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, Malit të Zi, Kosova dhe Serbia.

Sipas Tzantchev, synohet zhvillimi i përgjithshëm i këtij rajoni në sektorët telekom, transport, energji dhe arsim.

“Ekonomia evropiane tani është në rrugë të mbarë. Ky është shans për të gjithë ne që t’i sigurojmë partnerët e Ballkanit Perëndimor se perspektiva e tyre evropiane është reale. Ne besojmë se përmirësimi i lidhjeve do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të rajonit të Ballkanit. Me këtë, kam parasysh lidhjet në transport, energji, telekom dhe në arsim”, tha Tzantchev.

LEXO EDHE:  BE kërkon një lider, Merkel "e lodhur", Parisi e ka tashmë yllin drejtues

Tani do të punohet për të ulur tarifat midis shteteve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, me synim që ato të eliminohen plotësisht në të ardhmen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook