Ballina Aktualitet Bulqizë/ Sherr me thikë për pronën, vëllai plagos vëllanë e nipin (Emrat)

Bulqizë/ Sherr me thikë për pronën, vëllai plagos vëllanë e nipin (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, pasi një person ka plagosur me thikë vëllain e tij dhe nipin.

Ngjarja ka ndodhur në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Sipas dyshimeve të policisë, mësohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje.

Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë
ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T,  25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe  shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe  gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook