Ballina Aktualitet Burri vendos të provojë dhimbjet e një gruaje që lind, përvoja ishte...

Burri vendos të provojë dhimbjet e një gruaje që lind, përvoja ishte thjesht e tmerrshme (video)

Një burrë që pretendonte se lindja e një fëmije ishte ‘e lehtë’, u vu përballë sfidës së përjetimit të kontraktimeve falë një makine simulimi. Michael Richardson, i cili jeton në Gran Canaria, pranoi të ‘lidhej’ me pajisjen pasi i tha gruas së tij Jodie se dhimbjet e lindjes janë po aq sa dhimbjet e ciklit menstrual.

Jodie, e cila ka 12 vjet e martuar me Michael dhe gjithashtu kanë katër fëmijë, vendosi të filmojë eksperimentin duke e ndarë videon në rrjetet sociale.

“Ishte ideja e Jodie që ta provoja, sepse gjithmonë thosha se ishte e lehtë të kishim një fëmijë. Kur Jodie më ‘lidhi’ me makinën, nuk e dija se çfarë do të ndodhte më pas. Unë nuk e besoja dhimbjen që gratë kalojnë gjatë lindjes derisa e provova” – tha 47 vjeçari.