Ballina Aktualitet Bylykbashi akuza Ramës dhe Veliajt: Përfitojnë anëtarët e komunitetit LGBT, por harrojnë...

Bylykbashi akuza Ramës dhe Veliajt: Përfitojnë anëtarët e komunitetit LGBT, por harrojnë të përndjekurit politikë dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kundërshtuar ligjin sociale që pritet të miratohet në Kuvend.

Nga ky ligj mësohet se do të përfitojnë dhe persona të komunitetit LGBT.

Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi shkruan se Rama dhe Veliaj anë lënë jashtë këtij ligji ato kategori që shteti u ka bërë padrejtësi: të përndjekurit politikë dhe pronarët e banesave hallexhinj.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Parlamenti po miraton ligjin per banesat sociale. Rama, Veliaj e shpura e mjaftineve dhe persekutoreve te komunizmit ne parlament nuk kane harruar te fusin si perfitues personat nga komuniteti LGBT apo ata qe per 70 vjet banuan ne banesat e pronareve kur pronaret ishin perplasur kolibeve. Por kane perjashtuar kategori qe shteti u ka bere vertet padrejtesi:

1- te perndjekurit politike qe ende sot rropaten pa banesa dhe ne pritje te pikatores se kesteve te demshperblimit qe ua heq edhe ate dinjitet qe fituan me lirine!‎

Askush nuk ua rikthen jetet e humbura te familjareve apo vitet e rinise ne burgje e kampe por ‎dinjitetin e kemi detyrim kushtetues t’ua garantojme e t’u kerkohet falje!

2- pronaret e banesave hallexhinj qe u jane prishur e do t’u prishen banesat ne pronesi te tyre‎ per interes publik por nuk kane tjeter banese ku te fusin me koken.

Si ata hallexhinj tek Unaza e Madhe, Bulevardi i Ri, ne Shkoze apo Rruga Transballkanike te cileve ua prishen shtepite, i lane ne rruge te madhe, sepse leket qe u dhane vlejne sa per nje dhome. ‎E drejta e banese eshte e drejte themelore kushtetuese dhe nese shteti ta prish shtepine duhet patjeter te te siguroje banese te pershtateshme.

Gjithashtu, e drejta e prones e pronareve qe japin ne zhvillim pronen nuk duhet te cenohet nese leja jepet mbi bazen e nje plani te miratuar me pare. Ate te drejte zhvillimi e kane fituar kur eshte miratuar plani, leja e zhvillimit te prones eshte e pritshmeri e ligjeshme dhe nuk mund te cenohet vetem pse bashkia paska te drejten e lejes.‎

LEXO EDHE:  "Të ngremë krye ndaj këtij soji grabitqarësh", Rama publikon denoncimin e gruas nga Kavaja

Te drejtat e pronareve dhe te te perndjekurve duhen mbrojtur me prioritet!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook