Ballina Aktualitet Bylykbashi: Një xhiro dhe selfie në Lungomare kushtoi 13.5 milionë euro

Bylykbashi: Një xhiro dhe selfie në Lungomare kushtoi 13.5 milionë euro

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar rreth pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që detyron qeverinë shqiptare ti paguajë 13 milionë euro pronarëve të pallatit të shembur më Dhjetor 2013.

“Sot, Gjykata e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut vendosi me unanimitet se qeveria e Edi Ramës ka shkelur me të dy këmbët të drejtat e njeriut e duhet t’u dëmshpërblejë pronarëve plot 13,5 milionë Euro”, shkruan Bylykbashi.

Deputeti thotë se  kjo është drejtesia e nje gjykate që nuk kërcënohet nga vetingu i Edi Ramës, që nuk është peng i tij apo kujtdo tjetër që vërvit vetingun si kërcënim kur i del përpara Edi Ramës‎. Po të mundë, Rama do t’i shkarkonte me veting e do t’u lëshonte edhe ndonjë prokuror të përkohshëm.

Bylykbashi është revoltuar nga ky vendim ku thotë se asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë për këtë gjë pasi 13.5 milionë eurot duhet t’i paguajë Edi Rama, po të jetë nevoja t;i sekuestrojnë vilën në Surrel.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Një xhiro dhe një selfie në lungomare që kushton 13,5 milion euro‎

‎Kaq do tu kushtoje shqiptareve, ane e cep te Shqiperise ai kendi “parajsor” i Lungomares se Vlores ku dikur ndodhej nje pallat qe u prish me dinamit. ‎Ketu nuk llogaris miliona eurot per ndertimin e shetitores se Vlores.

Sot, Gjykata e Strasburgut per te Drejtat e Njeriut vendosi me unanimitet se qeveria e Edi Rames ka shkelur me te dy kembet te drejtat e njeriut e duhet t’u demshperbleje pronareve plot 13,5 milion Euro.

Ja, kjo eshte drejtesia e nje gjykate qe nuk kercenohet nga vetingu i Edi Rames, qe nuk eshte peng i tij apo kujtdo tjeter qe vervit vetingun si kercenim kur i del perpara Edi Rames‎. Po te munde, Rama do t’i shkarkonte me veting e do t’u leshonte edhe ndonje prokuror te perkohshem.

“Ia prishen Lul Bashes, familjareve te tij”, do te ngulin kembe ‎me kokederresi trashanike analistet militante apo militantet e verber antiopozitare. A thua se ky eshte argument. ‎

Ne fakt, tritoli ne themelet e atij pallati ishte tritol ne themelet e te drejtave te njeriut, te drejtes se prones private dhe shtetit te se drejtes.

Ne nje proteste para pak vitesh takova nje prej pronareve ne ate pallat qe Lulzim Bashen nuk e ka familjar. Njeri privat, qe e ka bere emrin dhe karrieren me profesionalizmin e vet ne privat. Kishte veshur pelice. E ngacmova duke e pyetur ‎pse kishte dale ne proteste me pelice. “Sot ndjehem e shpronesuar si ne ’45. Nuk di ku te perplasem!” me tha.‎

Militantet me kollare apo kaskete qe ende kenaqen me bemat e dhjetorit 1944 e qe kenaqen kur shohin filmin “Radiostacioni” as qe duan te dine per keto gjera. Ama po t’ua sekuestrosh shtepine e pronat sot, te hidhen ne fyt.‎

Sot, nje dyqanxhi bulqizak, nje pensionist pukjan, nje mesues leskoviqar, nje bujk librazhdiot, nje nepunes elbasanlli, cdo shqiptar, edhe pse mund te mos u bjere ndonjehere rruga per te bere xhiro dhe selfie ne Lungomare, do te duhet te paguaje nga xhepi teken hakmarrese politike dhe injorancen ligjore te nje kryeministri qe te drejtat e njeriut i sheh nga kendveshtrimi i banditit.

Ne fakt, asnje shqiptar nuk duhet te paguaje asnje qindarke. Ato 13,5 milione euro duhet t’i paguaje nga xhepi Edi Rama, po te jete nevoja duke ia sekuestruar vilen e Surrelit‎ 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




FOTO/ Shfaqet në publik Adriatik Llalla, kapet “mat” në kafe duke biseduar me….

“Kush mban përgjegjësi për mospërmbushjen e standardeve të sigurisë në shkolla?”

U shtrua me urgjencë në spital, kjo është gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit

Grabitje me maska në Fier, ja shuma që u mor nga pika e këmbimit valutor

Familjarët e Klemend Balilit padisin policinë, gjykata pezullon urdhrin e Haki Çakos

Kryemadhi mesazh për të rinjtë: Dilni protestoni për Shqipërinë që ëndërroni, mos lejoni kërcënimet e Ramës…

Donald Lu ka një mesazh të fortë për klasën politike: Jepini fund …

Raporti/ Cilat janë degët më të kërkuara nga studentët?

Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital, mjekohej prej kohësh nga….

Acari “pushton” Shqipërinë, sinoptikantët bëjnë me dije se…

Artikulli paraprakBerisha reagon: Gazetarja Luarasi, “papagallja” numër 3 e qeverisë
Artikulli tjetërNdahet nga jeta “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku