Ballina Aktualitet “Casanova” i Shijakut çmend 3 femra në Facebook, ja çfarë i’u ka...

“Casanova” i Shijakut çmend 3 femra në Facebook, ja çfarë i’u ka bërë

3 vajza kanë denoncuar një 50-vjeçar në policinë e Durrësit pasi i shqetësonte përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Burimet e policisë bëjnë me dije se 50-vjeçari pasi arrinte t’u gjente numrat dhe adresat e kontaktit niste t’i ofendonte rëndë duke përdorur fjalor banal.

Vajzat, të cilat i përkasin moshës 32, 31 dhe 24 vjeç e kanë denoncuar 50-vjeçarin për të njëjtat akuza.

Policia informon se ndaj 50-vjeçarit ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

 “Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal”.

 “Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal”, – thuhej në njoftimin e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook