Ballina Aktualitet Çështja Tahiri/ Nuk ka paqe për ish-ministrin, ja çfarë i kërkon Prokuroria...

Çështja Tahiri/ Nuk ka paqe për ish-ministrin, ja çfarë i kërkon Prokuroria e Krimeve të Rënda Gjykatës së Lartë

Prokuroria e Krimeve të Rënda i’u është drejtuar Gjykatë së Lartë, duke i kërkuar bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

​Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve që i ktheu pasaportën Tahirit pasi shfuqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” të dhënë nga Shkalla e Parë.

Porkuroria e Krimeve të Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për bllokimin e pasaportë së Tahirit, pasi  kohë më parë ishte Gjykata e Apelit që vendosi rikthimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa më parë ajo ishte sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Krimet e Rënda nisin hetimet për vëllain e ministrit Xhafaj

Shorti i hedhur për këtë çështje ka përzgjedhur gjyqtarin Tom Ndreca si relatorin e saj, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një datë për seancën e parë të këtij gjykimi.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”.

Duke u bazuar në akte hetimore të drejtësisë italiane, prokuroria pretendon se ish-ministri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në trafikun e kanabisit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook