Ballina Aktualitet “Çmendet” moti në Durrës/ Furtunë me shi dhe erëra të forta, ja...

“Çmendet” moti në Durrës/ Furtunë me shi dhe erëra të forta, ja çfarë ndodhi në bulevard (Foto)

Reshje të shumta shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit.

Si pasojë e motit të keq, janë rrëzuar çadrat e dy lokaleve në bulevard të cilat bllokuan fillimisht një korsi të rrugës si dhe një tavolinë prej qelqi u thye.

Çadrat më pas u larguan nga rruga duke u mbyllur dhe duke u lënë anash trotuarit të shtrira në mënyrë që të mos shkaktonin më dëme të tjera.

Ndonëse jemi në prag të verës si dhe në pritje të shumë turistëve për të shijuar klimën e ngrohtë nuk kanë munguar reshjet e shiut, si dhe disa dëme të vogla materiale.