Ballina Aktualitet Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Tre vajza tentojnë vetvrasjen

Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Tre vajza tentojnë vetvrasjen

Gjatë ditës së djeshme, janë shënuar tre raste të tentativës së vrasjes me medikamente helmuese.

Njëri rast është në Tiranë, ku sipas policisë, më datë 15.03.2018, në rrugën “Ali Demi”, në banesë, shtetësia A.XH, vjeç 20, ka konsumuar një sasi aspirinash, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në Kurbin, në fshatin Ferrshkopet, në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me ilaç miu, shtetësia K.D, vjeç 20, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Ndërsa burimet nga Komisariati i Policisë Mat bëjnë me dije se më datë 15.03.2018 në fshatin Mallunxë, në banesë shtetësia F.M, vjeç 35, nga pakujdesia ka konsumuar një sasi pesticide bujqësore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook