Ballina Aktualitet “Dalje e jashtëzakonshme për mediat”, çfarë do të komunikojë Partia Demokratike

“Dalje e jashtëzakonshme për mediat”, çfarë do të komunikojë Partia Demokratike

Partia Demokratike ka njoftuar sot një dalje që e ka quajtur të jashtëzakonshme për mediat.

Me një njoftim për mediat, zyra për shtyp e PD-së bën me dije se “Në orën 11.30 në selinë e PD-së do të ketë një dalje të jashtëzakonshme për mediat”.

Ende nuk ka detaje rreth daljes për mediat nga Partia Demokratike, që ajo e quan të jashtëzakonshme, por kujtojmë se ditët e fundit, PD ka bërë publike fakte dhe të dhëna në vijim të publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Si dhe fakte se si ministri Xhafaj, po mbron vëllanë e dënuar për drogë në Itali.

Po ashtu, fakte të reja priten edhe për pasardhësin e tij në arrest shtëpie, Saimir Tahirin, lidhur me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook