Ballina Aktualitet Deklarata “bombë” e gazetares: Nuk lihet burri për një tradhti, s’bëhet qameti

Deklarata “bombë” e gazetares: Nuk lihet burri për një tradhti, s’bëhet qameti

Gazetarja Erjona Rusi, ka qenë mbrëmjen e së mërkurës e ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel.

Gjatë një diskutimi mbi të bukurën dhe teksa kishte përballë një miss, Rusi u shpreh se do të lejonte bashkëshortin e saj të hutohej dhe të kënaqej me një femër të bukur.

Madje gazetarja shtoi se nuk lihet burri apo gruaja për një tradhti.

“Të hutohet dhe të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë. Më shumë në sensin që të rrijë me të, të bisedojë me të. Nuk thash të shkojë në krevat me të. T’i ndajmë gjërat. E bukura është e bukur. Nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin në krevat, hallall ta bëftë Zoti. Unë kam besim shumë tek vetja ime, por them edhe këtë tani. E para kurrë mos thuaj kurrë. Unë do thosha që nëse do të ndodhte dhe unë do ta zbuloja, nuk do bëhej qameti. Unë mendoj që nuk lihet burri dhe as gruaja për një tradhti“, thotë gazetarja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook