Ballina Aktualitet Deklarata e fortë: Xhafaj do të bëhet kryeministër, Rama mund të ikë

Deklarata e fortë: Xhafaj do të bëhet kryeministër, Rama mund të ikë

Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qofaku.

Avokati ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mund të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht që Edi Rama do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të ikë edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafaj do jetë kryeministër”, tha Idajet Beqiri.

Beqiri ka folur dhe rreth miqësisë së tij me Fatmir Xhafaj, duke treguar se ministri i Brendshëm ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës.

LEXO EDHE:  Ish-kryetari demokrat akuzon Ramën: Nuk ktheve as kokën, jo më të ndaloje

“Kemi qenë të dy gjykatës, por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vlerësuar në punë”, tha Beqiri.

Duke folur rreth ministrit të Brendshëm, Beqiri tha se se përtej politizimit, në periudhën e komunizmit duhej të kishe disa cilësi të veçanta të merrje vlerësime por edhe të arrije të bëje qoftë edhe një foto me Enver Hoxhën. “Xhafës i vlerësuan pjesën personale dhe jo politike dhe kjo u bë pasi kaloi shumë filtra”, shtoi avokati.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook