Ballina Aktualitet Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e qytetarit dixhital, i cili ka denoncuar avokatin Envi Hicka, i cili i ka bllokuar llogarinë bankare.

Qytetari bën me dije se avokati nuk kishte mundur të mbronte siç duhet zotërinë në Gjykatë, pasi ai ishte pushuar nga puna.

Postimi i Sali Berishës:

Burrë e grua mish e thua! Populli është gjeni!

Shikoni se si avokati Hicka gjobit qytetarët.

Ndërkohë ju rikujtojmë qytetarëve se e shoqja e tij kryeavokate e shtetit ka “humbur” rreth 60 çështje në gjykatën e Strasburgut dhe dhjetëra të tjera në gjykata dhe arbitrazhe ndërkombëtare që kalojnë shumën 2 miliardë euro.

Në shumë prej këtyre dosjeve palën kundërshtare e mbronte i shoqi. Burrë e grua, mish e thua!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor, se pari deshiroj te gezoni shendet te plote ju dhe familja juaj. Jam Veledin Nanaj dhe ju kerkoj ndjese per shqetesimin por, nisur nga njohja me ju ne dite te veshtira per PD dhe vendin, si dhe nga besimi e vleresimi i larte qe kam per ju, deshiroj t’ju bej prezent nje problem personal dhe te kerkoj ndihmen tuaj te çmuar nese do te mundeni; Avokati Envi Hicka paska zhvilluar kundra meje nje gjyq si ne diktature, ne mungese dhe me paska bllokuar shumen 2,650,000 leke te vjetra ne nr e mi te llogarise. Çasti kur e konstatova ka qene sa i dhimshem po aq revoltues dhe i sikletshem. Me to me duhej te paguaja ne Gjirokaster shpenzimet e vdekjes se burrit te motres time. I tronditur kontaktova me banken dhe ata me treguan se jane te bllokuara nga permbarimi!

I dashur Doktor, me falni qe po zgjatem me sqarimet e meposhtme por mendoj se ndoshta duhen per nje pasqyrim dhe ide te plote te kesaj grabitje qe me eshte bere nga ky mashtrues i pabese.

Para rreth nje viti fitova nje gjyq me OST per largimin e padrejte dhe politik qe m’u be nga detyra. I detyruar nga nevojat ekonomike me duhej qe ne janar te 2014 te largohesha jashte shtetit te punoja dhe per te ndjekur procedurat ligjore te çeshtjes zgjodha studion Haxhiaj-Hajdari dhe avokat Envi Hicka. Avokati ne dijeni te ketij fakti, me thirri te takoheshim ne mbremje, nje dite para se te largohesha jashte shtetit. Pasi me takoi me vuri perpara per te firmosur nje kontrate sherbimi tek e cila pashe se ai kishte ndryshuar shumen e pageses se tij, nga 1 rroge ne 2! I habitur dhe i rrevoltuar i thashe se kjo seshte e ndershme dhe as e drejte! Ne pamundesi te gjetjes se nje avokati tjeter ate mbremje, pranova kompromisin e bere me goje qe po te mirrja 20 paga ai do te mirrte 2. Nje muaj para se te zhvillohej gjyqi ne gjykaten e faktit, z. Hicka me dergon nje email dhe me thote se “nuk ka kuptim ta vazhdojme me tutje procesin gjyqesor sepse OST i ka permbushur pike per pike kriteret ligjore te largimit tim nga puna. I kthej pergjigje menjehere dhe i them, ne asnje menyre mos e konsideroni çeshtjen te humbur, une po kthehem menjehere ne Shqiperi dhe takohemi e flasim. As pergjigje nuk mori mundimin te me kthente. Per tu kthyer sa me shpejt, me duhej te harxhoja nje shume te konsiderueshme te hollash. Pas zhvillimit te seancave ku ndihmesi i tij ne shkallen e pare dhe me pas Hicka ne Apel, qendruan me teper si spektatore, u dha vendimi per demshperblimin tim me 10,5 paga. Sapo mora parate telefonova zyren e avokatise qe te paguaja detyrimin, te cilin dhe pse nuk e meritonin, mendova tua jepja te plote, nje page sipas fjales qe kishim lene. Pasi kaluan edhe dy-tre muaj dhe spo beheshin te gjalle te me kontaktonin, ashtu siç me thane, marr serish ne telefon ndihmes avokatin qe ishte i angazhuar me çeshtjen time, dhe i thashe, e kuptoj qe ju vjen zor te me mirrni e te kerkoni qe te paguheni pas asaj gafe qe beri Hicka, po te pakten te mirrni shpenzimet gjyqesore qe kini bere. Takohemi dhe e diskutojme me tha ai. Por nuk me kontaktuan dhe tre muaj te tjere derisa merr vete shkelqesia e tij Hicka dhe me arrogance me kerkoi ti paguaj menjehere dy paga ose ndryshe me kercenoi se do mi merrte te gjitha. Nuk deshte te degjonte asnje lloj arsye dhe e mbylli duke thene se do shihemi ne gjykate. Shume mire i thashe dhe i qete po prisja ftesen e gjyqit e cila nuk me erdhi kurre.

I dashur Doktor, ju kerkoj serish ndjese per shqetesimin por i ndodhur ne nje pozite shume te veshtire, i vjedhur dhe i fyer nga nje i pabese dhe i paburre, mendova ta ndaja me ju problemin tim.

Me shume respekt e mirenjohje V. Nanaj.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook