Ballina Aktualitet Denoncimi/ I dërguan zarf me fishek, 30-vjeçari nga Fieri kërcënohet me vdekje

Denoncimi/ I dërguan zarf me fishek, 30-vjeçari nga Fieri kërcënohet me vdekje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 30-vjeçar ka denoncuar në polici se ditën e djeshme kishte marrë një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se shtetasi me inicialet A.N., dëshmoi se dje në orën 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota” kishte gjetur një zarf me fishek.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook