Ballina Aktualitet Denoncimi/ “Gjush betonierja vazhdon masakrën e pamëshirshme ndaj Durrësit, o Piktor Dështak!”

Denoncimi/ “Gjush betonierja vazhdon masakrën e pamëshirshme ndaj Durrësit, o Piktor Dështak!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” nga bregdeti i Durrësit.

Berisha ka publikuar videon e sjellë nga qytetari dixhital. “Mirëmëngjes nga plazhi i Durrësit i masakruar nga Gjushi yt, o Piktor Dështak! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhita!”, nënvizon Berisha.

“Pershendetje doktor.

Shpresoj te jeni mire. Po ju dergoj nje video te xhiruar ne plazhin e Durresit, stacioni i pare ne Agip. Vangjush betonierja vazhdon masakren e tij te pameshirshme ndaj ketij qyteti. Masaker te cilen as armiku me i eger nuk do ta kishte bere ndaj ketij qyteti. Tonelata betoni duke uzurpuar dhe reren e detit as nuk eshte pare e as degjuar ne vendet e botes se trete e jo me ne zemer te Europes.Fatkeqesisht vlen ende shprehja cdo popull meriton qeverine qe ka por c’faj kane femijet tane qe te paguajne histerine kolektive te nje brezi te humbur.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Një veto albanofobe, për çfarë e ka fjalën Berisha?