Ballina Aktualitet Denoncimi në polici: Ai më ofroi një pije, shëtitëm me makinë, dhe...

Denoncimi në polici: Ai më ofroi një pije, shëtitëm me makinë, dhe më pas… Unë nuk doja!

Një denoncim është kallëzuar në policinë e Heraklion në Kretë të Greqisë nga një grua rumune, pasi sipas kësaj një shqiptar ka tentuar ta përdhunojë.

30-vjeçarja ka thënë në polici se ajo ishte në një lokal në momentin kur një i panjohur i shkoi pranë dhe i ofroi një pije.

Pasi u njohën paksa duke folur me njëri-tjetrin, shqiptari i propozoi të largoheshin nga lokali dhe të shëtisnin me makinë.

Vajza rumune e kishte pranuar propozimin e shqiptarit dhe teksa ishin në makinë 43-vjeçari nisi të bëjë veprime “të pahijshme” ndaj vajzës, megjithëse kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Në një moment, ajo largohet nga mjeti dhe shkon në polici për të bërë kallëzim. 43-vjeçari u identifikua dhe u vu në pranga për tentativë përdhunimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook